Në zbatim të ligjit antimafia, SPAK i ka sekuestruar pasurinë ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Në total janë 7 pasuri që janë sekuestruar.
Gjithashtu raportohet se kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie.
Në listën pronave të sekuestruara janë tokë, apartamente, garazhe, dyqane, etj.
Kujtojmë se gjyqtari Guxim Zenelaj dha dorëheqjen nga drejtësia verën e vitit 2017 sapo i përfundoi mandati në Gjykatën e Lartë duke iu shmangur vettingut./albeu.com/