Tmerrohet familja! Një person i armatosur tenton të hyjë në një banesë në Tiranë

Mbrëmjen e sotme një person i armatosur ka tentuar të hyjë në një banesë në Vishnjë të Tiranës.

Policia bën me dije se hajduti është konstatuar nga një familjar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga veprimet paraprake të policisë, rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtarët e familjes.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 22:47