Tmerrohen pushuesit në avion, gruaja e zhveshur vrapon drejt kabinës duke bërtitur: Kam eksploziv (VIDEO)

Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që u zhvesh me të brendshme në një aeroplan, i cili ishte nisur drejt Mançesterit dhe dy herë u përpoq të sulmonte kabinën duke thirrur ‘Allahu Akbar’.

Philip O’Brien, 35 vjeç, ishte një pasagjer në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester të martën më 9 gusht, kur një grua, rreth të 30-tave, shkaktoi panik menjëherë pas ngritjes.

Sipas Daily Mail, gruaja la të kuptohej se kishte eksploziv me vete dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.

Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët e tij nga 8 deri në 14 vjeç.

35-vjeçari, i cili si adoleshent punonte si roje sigurie, ka folur për ngjarjen për Mirror: “Kur gruaja u kthye në drejtim të kabinës, unë mora kontrollin, e vendosa në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”.

O’Brien e pyeti gruan pse po thoshte gjëra të tilla dhe ajo u përgjigj: “Nëse nuk do ta bëja, do të kishte një shpërthim dhe të gjithë do të vdisnin”.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale treguan një skenë kaosi me të paktën dy oficerë policie francezë që u shfaqën dhe arrestuan gruan, e cila mbante një kapele të zezë dhe bluzë të kuqe, ndërsa kompania ajrore Jet2 nuk ka folur ende për incidentin.


Shtuar 14.08.2022 14:06