Tmerr, nëna vret dy vajzat binjake dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida,SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy binjakët e saj 5 vjeçarë. Ngjarja u zbulua pasi nëna e tyre 31-vjeçare u hodh nga një urë, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se Catorreia Hutto, 31 vjeç doli nga makina dhe u hodh ne liqenin Jesup. Pasi policia gjeti dhe identifikoi trupin shkoi në shtëpinë e saj, ku zbuloi gjatë kontrollit dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre. Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk kanë asnjë shenjë në trup që tregon se është përdorur arma e zjarrit. Prandaj, shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.

Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori. Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme.

Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte konstatuar shenja të përkeqësimit të gjendjes së saj. Ajo në fakt kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e vajzës së saj të enjten mbrëma, por nuk iu përgjigj pasi mendonte se njëri nga dy fëmijët e kishin telefonuar gabimisht.


Shtuar 22.10.2023 19:38