Turbulencat janë një fenomen më se normal gjatë fluturimeve me avionë pasagjerësh dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithatë kjo shkakton frikë kur ato janë të forta. Një situatë e ngjashme është publikuar në rrjetet sociale nga një pilot avioni Airbus, i cili qëlloi të ishte pasagjer duke filmuar gjithçka.
Jimmy Nicholso ka publikuar videon në TikTok duke theksuar se turbulencat ndjehen më shumë në fund të avionit dhe se askush nuk duhet të ketë frikë në raste të ngjashme pasi avionët janë ndërtuar që të përballojnë situata shumë më të vështira.
@jimmy_nicholson Horrible turbulence on our flight today. Im a Pilot and actually fly this aircaft type (Airbus). Here’s why you have nothing to worry about #pilot #turbulence ♬ original sound – Jimmy Nicholson
“Kjo është një ndër turbulencat më të forta që kam hasur ndonjëherë, megjithatë nuk ka asnjë për t’u shqetësuar pasi avionët janë projektuar dhe ndërtuar për të përballuar situata më të vështira se kjo”, shprehet ai duke ruajtur qetësinë ndërkohë që i gjithë avioni bërtet nga frika.
Ndërkohë ai ka shpjeguar edhe një metodë për të zbuluar sa serioze është situata në raste turbulencash.
“Mbani një shishe uji dhe shihni, nëse uji nuk lëviz do të thotë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, shprehet ai. /albeu.com