Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.
Ish-zyrtrari vendor, u gjet fajtor për akuzën të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tjetërsimin e pronave në vendin e njohur si rana e hedhurn.
Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Frrokaj u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por tashmë pritet të rikthehet sërish në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.