Tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

Në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë Albania Land Development, ku parashikohet ndërtimi i një resorti turistik.

Sipas gazetares Klodiana Lala, një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i cili përmendet si ndërmjetës me investitorët nga Katari, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Të lidhura

None found

Po sipas burimeve, bëhet e ditur se SPAK po verifikon një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit.

Në qendër të hetimeve ndodhet edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE”. Redi Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad AlKhayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.


jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahistipobet girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş