Tjetër tragjedi me autobus, 2 të vdekur e 15 të plagosur(FOTO LAJM)

Një tragjedi e vërtetë ndodhi sot në Bullgari ku 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën teksa po ktheheshin me autobus nga Stambolli.

Vetëm pak orë më vonë një tjetër aksident ka ndodhur në Turqi në qytetin  Tekirdag  ku dy persona, burrë e grua kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se një  makinë u përplas me një minibus, i cili transportonte  punonjës të një kompanie.

Mediet lokale bëjnë me dije se shkak i aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga shoferi i autoveturës.

Në vendngjarje humbën jetën Özcan Özdemir dhe bashkëshortja e tij Nalan Özdemir, të cilët mbetën të bllokuar në makinë, ndërsa 15 personat në minibus u plagosën. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 16:47