Tjetër sukses, ushtria ukrainase rimerr qytetin e Trostyanets

Ushtria e Ukrainës ka rimarrë qytetin e Trostyanets në lindje të vendit.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Ukrainasit vijojnë përpjekjet për të rimarrë territorin nga forcat ruse“, u tha zyrtari gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti.

Nëse lajmi rezulton të jetë i vërtetë, ky është një sukses i madh për forcat ukrainase, pasi gjatë ditës së sotme, ky është qyteti i dytë ku vendasit rimarrin kontrollin./albeu.com/