Tjetër plagosje në Lezhë, 35 vjeçari qëllohet disa herë me thikë! Transportohet drejt spitalit të Traumës! Autorët ia mbathin nga vendngjarja

Një tjetër plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku në Fushë Mamurras të Kurbinit një 35 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, nuk bëhen me dije identitetet e personave që kanë kryer plagosjen e 35 vjeçarit.


Shtuar 25.12.2023 21:58