“Franca digjet, ai shëtit me Jet Ski”, Macron kritikohet nga qytetarët

Pak ditë më parë presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energjinë por kjo ka ndezur debat në Francë.

Pas publikimit të fotove të presidentit me “Jet Ski” duke kaluar me shpejtësi nëpër ujërat e Mesdheut me një motor uji që konsumon dukshëm më shumë benzinë për kilometër se një makinë mesatare. .. ndërsa zjarret rrënojnë Francën, ligjvënësit dhe përdoruesit e mediave sociale e akuzuan presidentin si “me dy fytyra” duke shfaqur kështu edhe revoltën e tyre.

Macron, i cili ishte me pushime me gruan e tij në Mansionin Riviera, hyn në det, bëri banja dielli dhe me sa duket nuk hoqi dorë nga zakonet e tij të vjetra pavarësisht thirrjes së tij dhe kaloi shumë kohë në “Jet Ski”.

Sipas rregullave të Elysees, ministrat duhet të bëjnë pushimet e tyre në “një destinacion të përputhshëm me ushtrimin e përgjegjësive të tyre”, brenda një fluturimi dy orësh nga kryeqyteti në rast se kërkohet prania e tyre urgjente.

Situata po përkeqësohet në Evropë për shkak të temperaturave rekord për shkak të ndryshimeve klimatike. Thatësirat po prekin rëndë prodhimin e energjisë dhe bujqësinë, ndërsa shtretërit e lumenjve po thahen në të gjithë Evropën. Kjo tregon se vende si Franca , Spanja, Italia dhe Holanda përballen me rrezikun e mungesës së ujit./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 12:37

koment