Tjetër aksident në qafën e Skerficës, kamioni me tulla përplaset me veturën

Një aksident tjetër ka ndodhur shumë pranë vendit të aksidentit të djeshëm, në afërsi të qafës së Skerficës.

Një kamion me tulla është përplasur me një mjet veturë dhe qarkullimi është ndërprerë për shkak të sasisë së tullave që mbulojnë të dy senset e lëvizjes.  Nuk dihet nëse ka të lënduar nga të dy mjetet.

Pritet ndërhyrja e policisë dhe drejtorisë së shërbimit rrugor.

Ditën e djeshme  një mjet tip autobot ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit dhe ka shpërthyer në flakë. Automjetin e drejtonte një 59-vjeçar ukrainas, i cili ka humbur jetën në vend. Shoferi ukrainas me 20 vjet eksperiencë ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë.


Shtuar 28.02.2024 17:36