Një tjetër aksident ir ëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shqipëri. Një foristradë ka rënë në humnerë në bjeshkët e Doberdolit në Tropojë pranë fshatit Berishë.
Burime bëjnë me dije se foristrada e drejtuar nga 56-vjeçari S.A ka rënë në humnerë, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.