Armando Broja titullar. Trajneri i Chelseat, Pochetino ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në derbin e Londrës ndaj Fulham, takim ky që vlen për javën e shtatë të kampionatit dhe mbahet në Craven Cottage.
Broja vjen pas një momenti mjaft të vështirë. Ai hodhi pas shpine një dëmtim, që e la jashtë fushe për muaj të tërë. Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat sonte, me Blutë e Londrës që besojnë shumë te aftësitë e shqiptarit.
Sa i takon takimit me Fulham, Broja do ketë mbështetjen e Palmer dhe Mudryk, ndërsa pas shpinës së tij qëndron Enzo Fernandez. Mesfusha është e përbërë nga Caicedo dhe Gallagher. Në prapavijë luajnë Disasi, Silva, Colëill dhe Cucurrela. Në portë është Sanchez.