Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok, në një noteri, ku nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Mësohet se lënda me eksplozive, është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë.
Sakaq, raportohet vetëm për dëme materiale.
“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”,- njofton policia.