Tiranë/ Mashtronte në vendin e punës dhe përfitoi 27 mijë euro duke falsifikuar dokumente, vihet në pranga 34-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Statment”, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar kete operacion, duke ndaluar shtetasin shtetasi R. A., 34-vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34-vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shtuar 20.06.2024 08:24