Tirana vijon të mbetet një vatër rreziku, sa raste aktive ka në kryeqytet

Shifrat në Shqipëri janë në rënie.

Sot në vend janë regjistruar një rritje të lehtë rastesh në 24 orët e fundit. 360 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët fundit si dhe 6 viktima.

Nga ana tjetër lajmi i mirë është se ka sërish më shumë të shëruar, 534, teksa në spitale në total po trajtohen 227 pacientë në tre spitalet COVID, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20346
Fier 2516
Durrës 1217
Gjirokastër 1180
Shkodër 1025
Korçë 718
Vlorë 699
Kukës 343
Dibër 342
Elbasan 227
Berat 106
Lezhë 100


Shtuar 10.04.2021 18:28