Tirana nën vëzhgim nga grupet kriminale, policia çmonton 11 kamera

Operacioni i policisë për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale ka vijuar edhe në Tiranë.

Aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.

5 kamera janë çmontuar në zonën e “Ali Demit” në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Dem.

Në total janë çmontuar rreth 11 kamera deri tani dhe pritet që kontrolli të vijojë kontrolli edhe në zonën e Shkozës.

Operacioni “Fijet” do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit dhe secili komisariat do çmontojë kamerat në zonat që mbulojnë. /albeu.com


Shtuar 30.01.2023 11:31