Pasi ka votuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një video ku tregon se qytetarët në Tiranë po votojnë masivisht.
Në postimin në rrjetin social, Kryemadhi tregon se numri i votuesve është i shumtë dhe bën thirrje që qytetarët të vijojnë të votojnë.
“Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje. Të shumtë në numër, shqiptarët po dëshmojnë që do të sjellin ndryshimin. Votoni! Votoni! Votoni!”, shkruan kryetarja e LSI krahas videos.