TikTok nuk do të mbyllet? Përplasja me komentuesin, Rama: Po negociojmë me kompaninë për vendosjen e filtrave

Kryeministri Edi Rama, me sa duket ka ndryshuar qasje ndaj mbylljes së platformës së rrjetit social TikTok. Edhe pse sot po bëjmë një javë nga data kur AKEP, i kërkoi kompanive të internetit që të bllokojnë aksesin e shqiptarëve në TikTok, rrjeti social vijon të jetë funksional.

Gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, kryeministri duke i kthyer replikën një komentuesi, ka deklaruar se po punohet me kompaninë për vendosjen e disa filtrave vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin.

Përplasja:

Komentuesi: Edhe ti pasqyrove që nuk je njeri i mirë që na mbylle TikTok dhe do na lësh pa argëtim. Stopoje këtë çmenduri se do të hysh në histori si kryeministri i censurës në rrjete sociale. Na lër rehat dhe dil nga jeta jonë.

Rama: Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë. Nuk është se e kemi mbyllur TikTok njëherë e mirë por po e mbylli. Ditë për ditë po ngushtohet. Me kompaninë po punojmë dhe po presim një plan për filtrat që do të vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin. Mos dëgjo bufin se do të hysh në histori kështu e ashtu, ai e ka kryer me histori. Le të rrotullohet nga të dojë në histori, e ka vendosur veten në një piedestal me kallama. Mos shko pas bufit se të ha. Po kontribuo që të thajmë kënetën.


Shtuar 20.03.2025 09:46