Në Tiranë kanë mbërritur tifozët e parë për finalen. Klaudio dhe Maksi janë dy mbështetës të Feyenoord.
Dy holandezët shprehen se janë të kënaqur me atmosferën në kryeqytet.
“Tirana është shumë e bukur, mori gjithashtu. Shpresojmë që edhe ndeshja finale të jetë e bukur.”
Ata theksuan se janë me fat që do të jenë në “Air Albania” për të parë skuadrën e zemrës. “Siguruam biletë. Do të jemi në stadium.”
Entuziastë për finalen janë edhe qytetarët e Tiranës, të cilët deklaruan se kjo është një ditë e veçantë për kryeqytetin dhe Shqipërinë.” /abcnews.al