Dinamo vazhdon ecurinë e humbjeve në kampionat, pasi Egnatia i shkaktoi disfatën e 3-të rresht. Tashmë blutë e Vanolit kanë filluar të shikojnë makthet e mbijetesës, ku humbja me një rival direkt “dhemb” shumëfishë më shumë.
Këtë humbje nuk e kanë “kapërdijë” as tifozët e skuadrës, të cilët kanë pritur jashtë stadiumit edhe “përballjen” me lojtarët.
Një grup tifozësh sipas “Panorama Sport” nuk kanë lejuar lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të nisen drejt kryeqytetit, ndërsa u kërkonin llogari për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet “nëndetësja” blu.
Kjo situatë ka detyruar lojtarët të kthehen përsëri në ambientet e brendshme të stadiumit “Elbasan Arena”, ku është zhvilluar një mbledhje mes stafit teknik, drejtuesve dhe futbollistëve. /h.ll/albeu.com