Thyhet “zbrazëtia” në qiellin shqiptar, cili është avioni që fluturoi pas dy ditësh 

Nga Rinasi tashmë prej dy ditësh nuk ka zbritur dhe nuk ka fluturuar asnjë avion.

Kontrollorët në Aeroportin Kombëtar në shqipëri pezulluan punën për shkak se i ishin ulur pagat prej muajsh duke e “ngrirë” procesin e punës.

Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.

Por pas dy ditësh, një avion më në fund ka fluturuar në qiellin shqiptar.

Sipas FlightRadar, mësohet se avioni i parë i ulur në pistës i përket “Air Albania”.

Ky avion është nisur nga Stambolli dhe në të janë sasia e vaksinave të radhës kundër covid-19. /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.04.2021 15:26