Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën elektorale.
Ata do e nisin në Sheshin Skënderbej, në orën 18:00.
Mësohet se Partia Demokratike do të nisë fushatën nga sheshi “Nënë Tereza”.
Fushata do të nisë në orën 17:00, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë Tiranën.
Kujtojmë se edhe pse ligjërisht nuk lejohet, të gjitha partitë në Shqipëri prej javësh kanë nisur rrugëtimin për zgjedhjet e 25 prillit duke thyer rregulloren me të dyja këmbët.
Ata shpeshtuan në mënyrë të ndjeshme takimet në të gjitha qytetet e vendit dhe prezantuan pjesë-pjesë programet përkatëse. /albeu.com/