Ish zv/kryeministri Erion Braçe pas largimit nga qeveria, pozicion I cili tashmë iu caktua Arben Ahmetajt, nga kryeministrri Rama, duket mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Postimet e tij të fundit ngjajnë me thumba të drejtuara kryesisht qeverisë Rama 3 dhe vetë kryeministrit për vendimet e fundit që ka marrë.
Së fundmi, Braçe ka zbuluar se ka parë në kohë rekord “La Casa Del Papel”, dhe duket mjaft i zhëgënjyer.
“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat!”- shkruan Brace në Instagram.
Ky status i Braçes tregon jo vetëm që është një fans i këtij seriali por edhe një ironi të hollë me qeverinë Rama 3, me gratë e shumta që do të jenë pjesë e kabinetit të ri.
POSTIMI I PLOTË:
TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!
NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!
La Casa de Papel, kete here,
ishte nje kulm i ri dhune;
POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!
Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,
kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;
Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.
Dheeeee vdekjen e Tokios!
Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat! /albeu.com/