Thirrja e Ramës ndaj SPAK për të hetuar Berishën, Kreu i PD: Rama ka humbur kontrollin

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalëve të tij nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili së fundmi në kongresin e PS-së, u kërkoi prokurorëve të SPAK që të hetonin edhe Berishën.

Ka humbur kontrollin”- u shpreh Berisha ndërkohë shtoi se Rama ishte në këtë gjendje sepse e shihte se po i vështirësoheshin gjërat pasi kishte marrë fund edhe loja me opozitën “fallco”.

Berisha: Akuza të Ramës ndaj meje? Janë dërguar më përpara me qindra dosje dhe prokuroët janë tallur, kanë qeshur sepse nuk kanë pasur asnjë bazë në ato akuza të parashtruara në dosje.
Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ai e faktoi para shqiptarëve. Meqë e sheh se kohërat po i vështirësohen, se loja me opozitën fallco po i merr fund, ai ndihet shumë keq saqë humbet kontrollin dhe i thotë SPAK-ut: Skape Berishën./albeu.com


Shtuar 18.04.2022 22:08