Theu xhamat e autobusit gjatë një sherri me shoferin në Tiranë, policia arreston 33-vjeçarin

Policia e kryeqytetit, ka vënë në pranga një burrë 33 vjeç, i cili akuzohet se ka shkatërruar xhamat e një autobusi, pas një debati me drejtuesin e mjetit.

Incidenti u regjistrua pasditen e së martës në aksin rrugor “Muhamet Gjollesha”. Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet Ç. K. u përfshi në një konflikt verbal me shoferin, i nxitur nga shkaqe të parëndësishme.

Të lidhura

None found

Gjatë përplasjes, 33-vjeçari dyshohet se ka ofenduar dhe i është vërsulur me të bërtitura drejtuesit të autobusit, përpara se të ushtronte dhunë fizike ndaj mjetit.

Si pasojë e goditjeve me grushte, ai ka dëmtuar seriozisht xhamin ballor të autobusit si dhe atë të derës anësore.

Sapo kanë marrë sinjalizimin, efektivët e Seksionit për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit Nr. 2 kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, duke finalizuar kapjen e tij në flagrancë.

Personi tani përballet me akuza për dy vepra penale: “Shkatërrim i pronës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Dosja hetimore i ka kaluar organit të akuzës për procedurat e mëtejshme ligjore.


Shtuar 21.08.2026 10:14

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet