Zjarri mbi fshatin Dukat, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Zjarri është shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra.

Gjatë natës, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës.

Të lidhura

None found

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.

Nga distanca, përmasat e zjarrit paraqiten të mëdha, me flakët që vijojnë të përhapen në terrenin malor. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave, por terreni i vështirë po e bën ndërhyrjen më të komplikuar dhe operacioni pritet të zgjasë për disa orë.

Për shkak të qëndrimit të gjatë në terren, zjarrfikësit dhe efektivët e angazhuar në operacion duhet të furnizohen me ujë dhe ushqime.

Aktualisht, era nuk është e fortë, çka nuk favorizon përhapjen e mëtejshme të flakëve. Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar, pasi një forcim i erës do të mund të rrezikonte përparimin e zjarrit në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtria vijojnë ndërhyrjen në terren, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.


Shtuar 21.08.2026 08:27

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet