Policia në Berat ka vënë në pranga një 59-vjeçar. Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë:
Berat
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Bie në prangat e Policisë 59- vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” si dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas duke qënë me masë sigurie shpërndante lëndë narkotike, kanë organizuar punën, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z, 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com