Theth/ ARRSH tregon se si është gjendja e rrugës, apeli për shoferët

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka publikuar një video ku një borëpastruese hap rrugën e Thethit.

Sipas ARRSH-së, rruga është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën apel që  drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë, për në segmentet me prezencë dëbore.

Njoftimi:

Theth
Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht?po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese
Temperatura -1°C

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Shtuar 21.01.2024 12:30