Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka publikuar një video ku një borëpastruese hap rrugën e Thethit.
Sipas ARRSH-së, rruga është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë, për në segmentet me prezencë dëbore.
Njoftimi:
“Theth
Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht?po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese
Temperatura -1°C
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.