Thellohet përplasja, Meta hap arkivin dhe sulmon Bashën (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vijuar përplasjet në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta është shprehur se Basha është i pakënaqur me të pasi ai respekton ish-kryeministrin Berisha.

“Të dashur miq,

Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Meta.

“Meta në videon e 2015: Lidhur me risitë dhe ccuditë që po sjell në politikën shqiptarëe, kryetari i PD-së z.Basha nuk ka nevojë të jap sqarime. Është i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit si në cdo vend të botës, por kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit. E kuptoj kush është arsye. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që tregoj ndaj liderit historik ndaj zotit Berisha. Të jeni të bindur që do të dëgjoni ccudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë  Meta-Meta dhe opozitës së pafajshme Basha-Rama”, është shprehur Meta në 2015./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 13:42