Thellimi i Krizës, Berlini dhe Parisi ndriçojnë ndërtesat ikonike me ngjyrat e Ukrainës në shenjë solidarizimi (FOTO LAJM)

Kryeqyteti gjerman ndriçoi Portën e Brandenburgut, pikën më të famshme të Berlinit, me ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës sot, në një shfaqje solidariteti me Kievin ndërsa thellohet kriza me Rusinë.

Në Paris, autoritetet ndriçuan Bashkinë e kryeqytetit francez me të njëjtat ngjyra për të treguar mbështetjen e tyre.

Berlini dërgoi një mesazh të qartë në favor të një Ukrainë të lirë dhe sovrane, sipas autoritetit komunal të qytetit.

“Ne tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë”, tha kryebashkiaku i Berlinit, Francesca Giffe në një deklaratë.

“Ata nuk duan asgjë më shumë se një fund të përshkallëzimit dhe një zgjidhje paqësore të këtij konflikti kërcënues,” shtoi ajo.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Ann Indalgo, tha më herët sot se “edhe një herë hija e luftës fshihet në pragun e Evropës”./albeu.com

 


Shtuar 23.02.2022 20:15