Partitë politike në Greqi kanë hyrë në fazën përfundimtare përpara zgjedhjeve të 2023-it që do të mbahen më 21 maj.
Liderët politikë kanë mbajtur fjalimet e fundit sot, para se qytetarët të shkojnë në qendrat e votimit.
Natyrisht, shumë nga mediat e huaja tentojnë t’i afrohen zgjedhjeve në Greqi, me The Guardian të fokusuar pak më shumë tek votuesit e rinj, disa prej të cilëve janë 16 vjeç.
“Vendi po përgatitet për zgjedhje të përgjithshme me liderë politikë që përdorin TikTok dhe YouTube për të apeluar ndaj asaj që mund të jetë një demografi kyçe,” thotë media britanike mbi shtrirjen e partive ndaj votuesve të rinj dhe vazhdon me raportin që ata bënë në Greqi.
“Një buzëqeshje përshkon fytyrën e Stefanos Tsiantis kur biseda kthehet në një sondazh që ishte i paparashikueshëm. Si votues për herë të parë, 19-vjeçari e di saktësisht se cilën parti do të mbështesë kur të hedhë votën e tij të dielën.
Por kjo, shton ai, është e rrallë.
“Vota jonë ka rëndësi, dhe i imja do të shkojë për PASOK”, thotë studenti i ekonomisë, duke pozuar me krenari me flamurin e partisë së qendrës së majtë.
Lidhur me sondazhet përpara zgjedhjeve, raporti i The Guardian thotë se ” Demokracia e Re, partia e Mitsotakis, kryeson në sondazhe, pavarësisht epërsisë së saj prej gjashtë pikësh ndaj SYRIZA-s, i partisë kryesore të majtë opozitare, që është konsumuar nga skandali i përgjimeve dhe përplasja e trenit në shkurt, një tragjedi që hodhi një top rrënues në narrativën reformiste të qeverisë” dhe shton: “Tsipras, ashtu si Mitsotakis, ka përdorur gjithashtu TikTok dhe YouTube për të tërhequr votuesit për herë të parë. Vetëm dy javë para votimit, SYRIZA ka kërkuar t’i apelojë brezit të ri duke u premtuar se do të heqë kërkesat strikte të hyrjes në universitet. Gjithashtu u shpallën kredi me interesa të ulëta për blerje banese për të rinjtë e moshës 18-39 vjeç.
Siç thekson The Guardian, “Mitsotakis u përpoq të nxjerrë në pah përparimin ekonomik që Greqia ka bërë nën drejtimin e tij që nga kulmi i krizës së borxhit dhe pothuajse dëbimi i saj nga zona e euros. Në një fushatë zgjedhore që e vë partinë e tij si opsionin e vetëm të qëndrueshëm në një botë gjithnjë e më të pasigurt, nënvizoi rikthimin spektakolar të vendit në rritje, i cili mbështetet nga ulja e papunësisë, rimëkëmbja e turizmit, investimet e huaja dhe digjitalizimi i sektorit publik.
48-vjeçari Tsipras, nga ana tjetër, ka theksuar regresionin demokratik të vendit nën udhëheqjen e Mitsotakis, duke e quajtur një turp skandalin e përgjimeve që përfshin shërbimet e sigurimit që përgjuan liderin e PASOK, Nikos Androulakis.
Tsipras ka premtuar se do të luftojë inflacionin, duke fajësuar për krizën e kostos së jetesës interesat e veta, dhe për të përmirësuar pagat e sektorit publik dhe punonjësve të shëndetësisë./albeu.com