“The Albanian Files”/ 212 profesionistë kërkojnë transparencë në vendimmarrjen për Shqipërinë: prestigji nuk zëvendëson ligjshmërinë dhe cilësinë

“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Kjo është arsyeja që ka bashkuar deri tani 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial në një deklaratë publike për mënyrën se si po përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë.

Nisma mori shtysë nga protestat dhe zhvillimet në Zvërnec e Nartë, si dhe nga mobilizimi qytetar që pasoi, por shqetësimet e firmëtarëve nuk kufizohen vetëm te një projekt. Në fokus është mënyra se si merren vendimet për qytetet, fshatrat, bregdetin, peizazhin dhe burimet e përbashkëta natyrore.

Të lidhura

None found

“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”, thuhet në deklaratë.

Profesionistët vlerësojnë se territori nuk mund të shihet vetëm si një sipërfaqe që shfrytëzohet për interesa afatshkurtra. Bëhet fjalë për një burim të kufizuar dhe pasuri të përbashkët, ndërsa vendimet e marra sot prekin breza të tërë dhe shkojnë përtej çdo mandati politik apo projekti të veçantë.

Për këtë arsye, ata kërkojnë rikthimin e planifikimit territorial si proces publik, shkencor dhe demokratik. Sipas tyre, ky proces duhet të drejtojë zhvillimin, të bashkërendojë politikat dhe të administrojë konfliktet për përdorimin e tokës, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore, të drejtave të pronës dhe interesit publik afatgjatë.

Arkitekti Fjoralb Shehi thotë se një prej shkaqeve që i ka afruar profesionistët është ndjenja e pafuqisë përballë mënyrës së marrjes së vendimeve.

“Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, shprehet Shehi.

Në dokument ngrihet shqetësimi se centralizimi i vazhdueshëm i vendimmarrjes është shoqëruar me dobësimin e sigurisë juridike, tkurrjen e rolit të autoriteteve vendore dhe kufizimin e transparencës, oponencës profesionale e pjesëmarrjes publike.

Firmëtarët argumentojnë se planifikimi territorial po largohet nga funksioni i tij si instrumenti kryesor për orientimin e zhvillimit dhe po shndërrohet në një mekanizëm që ndjek vendime të hartuara më parë.

Planifikuesja urbane Doriana Musai e lidh këtë problem edhe me lënien jashtë të profesionistëve shqiptarë nga proceset e rëndësishme të projektimit dhe vendimmarrjes.

“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs”, thotë Musai.

Sipas saj, ekziston një dallim i fortë mes procedurave që profesionistët shqiptarë ndjekin çdo ditë dhe mënyrës së trajtimit të disa projekteve të mëdha të hartuara nga arkitektë të huaj.

Deklarata nënvizon se ekspertët vendas kanë njohuri të pazëvendësueshme për historinë, mjedisin, kulturën dhe strukturën sociale të vendit. Për këtë arsye, ata duhet të jenë pjesë e çdo faze të vendimmarrjes mbi territorin dhe të mos kufizohen vetëm në zbatimin teknik të zgjedhjeve të bëra nga të tjerë.

Bashkëpunimi me profesionistë të huaj nuk kundërshtohet në vetvete, për sa kohë ai sjell njohuri, shkëmbim profesional dhe rritje të kapaciteteve vendase.

“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”, thuhet në deklaratë.

Planifikuesja urbane Greta Disha e konsideron debatin e krijuar pas “The Albanian Files” një mundësi për të rikthyer vëmendjen te mënyra e zhvillimit të territorit.

“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë Disha, duke shtuar se arkitektët vendas janë pozicionuar gjithnjë e më dobët.

Një pjesë e deklaratës i kushtohet edhe administrimit shtetëror të pronës private dhe asaj publike. Për firmëtarët, siguria juridike e pronës përbën bazën e planifikimit të qëndrueshëm dhe të besimit te institucionet.

Ata kërkojnë që çdo nismë për liberalizimin e tregut të tokës, përfshirë zgjerimin e së drejtës së shtetasve të huaj për të blerë tokë bujqësore, të shqyrtohet vetëm pasi shteti të ketë përmbushur detyrimet për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ndryshimi i kategorisë dhe destinacionit të tokës, sipas tyre, duhet të bëhet përmes procedurave të posaçme, të qarta dhe transparente, jo automatikisht pas miratimit të një projekti. Po kështu, përdorimi, transferimi ose shkëmbimi i pronës publike duhet të mbështetet në planifikimin territorial, transparencën dhe interesin publik afatgjatë, pa i anashkaluar këto parime për shkak të projekteve të veçanta.

“Lidhja e komuniteteve me tokën, mjedisin dhe peizazhin është pjesë e interesit publik dhe nuk mund të reduktohet vetëm në marrëdhënien juridike të pronësisë”, theksojnë firmëtarët.

Një tjetër kërkesë e profesionistëve lidhet me përfshirjen reale të qytetarëve dhe komuniteteve të prekura përpara se projektet të miratohen. Konsultimet publike, Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimet Strategjike Mjedisore nuk duhet të shërbejnë si formalitete pasi vendimet janë marrë, por duhet të ndikojnë në mënyrë konkrete në përmbajtjen e tyre.

Për nismat me ndikim të madh publik, arkitektët kërkojnë edhe krijimin e mekanizmave të pavarur për vlerësimin teknik, me synim rritjen e cilësisë, transparencës dhe besueshmërisë së vendimmarrjes.

Arkitekti Lisjan Tusha e përshkruan firmosjen e deklaratës si një mënyrë formale për të shprehur kundërshtimin.

“Iu bashkova grupit të firmëtarëve të deklaratës, me qëllimin për të kundërshtuar anomalitë që ka pasur vendi në këto 13 vite”, thotë Tusha, i cili shpreson që numri i firmëtarëve të vijojë të rritet.

Profesionistët e pranojnë se vendimmarrja politike është pjesë legjitime e planifikimit territorial. Megjithatë, ata theksojnë se politika nuk duhet të zëvendësojë procesin profesional, të anashkalojë instrumentet e planifikimit ose të ushtrohet pa transparencë, arsyetim dhe llogaridhënie.

Për firmëtarët, debati për Zvërnecin është në thelb një debat për mënyrën se si Shqipëria merr vendime mbi territorin e saj. Ata e lidhin këtë çështje me shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian, duke argumentuar se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon institucione të forta, siguri juridike, ekspertizë profesionale dhe pjesëmarrje të vërtetë të komuniteteve.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet