Tha “nuk kam kohë” kur u pyet për 8-vjeçarin e vrarë, ministrja Muzhaqi sqaron pse nuk foli

Ditën e sotme kur ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi u pyet nga gazetarët në lidhje me vrasjen e 8-vjeçari Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani, reagoi vetëm duke thënë: “Jam shumë vonë më duhet të lëviz”.

Pas kësaj deklarate, ka pasur shumë reagime sesi një ministre e caktuar në krye të digastërit për rinënë dhe fëmijët nuk ka kohë të deklarojë në lidhje me një ngjarje që ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Muzhaqi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Facebook ,ku shprehet se, detyra e saj funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet, për këtë arsye ishte dukur jo e udhës të jepte një opinion personal.

“Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time”, shkuan Muzhaqi./albeu.com


Shtuar 18.11.2021 16:55