Teste të falsifikuara Covidi, lihet e lirë farmacistja në Lezhë

Farmacistja në Lezhë, e cila u arrestua disa ditë më parë për falsifikim të testeve të Covid-19, është liruar nga qelia

Kristjana Luka, 25 vjeç, në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lezhës, nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka sqaruar se ajo ka qenë thjesht punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVID fiktive.

Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, siç kishte kërkuar Prokuroria./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 11:36