Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka përshkruar në Euronews Albania momentet nga tmerri i tërmetiti me magnitudë 7.8 Rihter që tronditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së hënës.
Ai bëri me dije se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë viktima shqipatarë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.
Ai tha se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet qendrore për të marrë informacion në lidhje me gjendjen e shtetasve shqipatarë në Turqi.
“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën. Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqaësues të qeverisë qëndrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo./albeu.com