Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se lëkundjet e tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter nuk kanë shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Po ashtu agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës
“Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës,” tha Ministria e Mbrojtjes në njoftim.