Numri i viktimave nga tërmeti u fuqishëm që goditi dje Haitin ka shkuar në 304, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 1,800 persona.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit të shtunën në mëngjes, duke shembur dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Kryeministri tha se kishte “dëme të mëdha” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj.
Kujtojmë se ky tërmet i fuqishëm vjen 11 vite pas një lëkundje po aq të fortë që që mori qindra jetë njerëzish.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS)./albeu.com