Socialistët kryesuan Vlorën me 59023 vota.
Mirëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 3145 vota është vetë Rama. Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1683 vota.
Pas Gjiknurit vjen Ministrja Denaj me 1584 vota.
Kujtojmë që ky i fundit përmes një deklarate të bërë ditën e sotme u shpreh se Rama do të vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit dhe nuk do të zhvendoset në Durrës. /albeu.com/