Tërmet i fuqishëm në Tokio (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 5.3, ka tronditur kryeqytetin e Japonisë dhe rrethinat e tij, duke ndërprerë shërbimet hekurudhore, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:08 në prefekturën Ibaraki, në veriperëndim të Tokios, në një thellësi prej rreth pesëdhjetë kilometrash, tha Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë.

Japonia, në të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, është ndër vendet ku janë regjistruar shumë nga tërmetet më të forta në botë.


Shtuar 21.03.2024 09:28

Tags: ,