Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka thënë se nuk do të kandidojë për nënkryetar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe në vend të kësaj do të tërhiqet nga politika.
Duterte tha muajin e kaluar se do të kandidonte për nënkryetar në vitin 2022, pasi Kushtetuta e vendit e ndalon atë nga një mandat i dytë si president.
Por ai tani njoftoi se do të tërhiqet, pasi shumica e filipinasve mendojnë se nuk është mjafueshëm i kualifikuar.
Pas këtij vendimi kanë nisur spekulimet se vajza e tij mund të kandidaojë për Presidente.
Sara Duterte-Carpio, e cila aktualisht është kryebashkiake e qytetit jugor të Davao, ka dhënë mesazhe të përziera në lidhje me kandidimin.
Muajin e kaluar ajo tha se nuk do t’i bashkohej garës, sepse ajo dhe babai i saj ishin pajtuar që vetëm njëri prej tyre të kandidonte për postin kombëtar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, ajo ka udhëhequr çdo sondazh të opinionit të kryer këtë vit./albeu.com