Disa turistë hungarezë kanë tentuar të kalonin lumin Devoll me makinë, por kanë mbetu në mes të ujit.
Shkak i ngecjes së tyre është bërë rrjedha e furishme e lumit dhe thellësia.
Zjarrfikësit e Maliqit kanë shpëtuar turistët e huaj nga mbytje. Ata që ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa pësuar lëndime.
Njoftimi i policisë:
Maliq
Policia dhe zjarrfikësit, shpëtojnë 4 turistë hungarezë që rrezikuan të mbyteshin në lumin Devoll.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë nga banorët e fshatit Plovisht, Maliq, se disa turistë të huaj, kishin mbetur në mes të lumit Devoll, me automjetin e tyre tip fuoristradë dhe rrezikonin të mbyteshin për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë thirrur në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses Maliq, me ndihmën e të cilëve, u bë e mundur nxjerrja e turistëve nga uji.
Turistët hungarezë, kanë falenderuar punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që ju erdhën në ndihmë në kohën e duhur duke ju shpëtuar jetën./albeu.com