Tentuan arratisjen nga burgu, ky është ndëshkimi i vendosur për Çekajn, Pjetrin dhe një të paraburgosur

Drejtësia ka marrë vendimin për 3 të dënuarit që tentuan të arratisen nga burgi 313 në Tiranë, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Burimet bëjnë me dije se Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur do të izolohen për 90 ditë.

Arratisja e dështuar nga 313:

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, pasi kanë varur çarçafët nga muri rrethues për te hyrja administratës, kanë nisur të zbresin, ku njëri prej tyre ka qënë pranë derës së daljes së burgut.

Njëri prej personave që tentoi arratisjen është përplasur me gardianin ku edhe e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime në koke. Por ndërhyrja e kolegut të tij ka netrualizuar cdo gje, duke i prishur planin Çekajt e Pjetrit.

Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ka nisur verifikimet për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga zyrtarë të tjerë të burgut 313, pasi tentativa e tyre nuk u konstatua nga asnjë gardian tjetër dhe pse burgu është i mbushur me kamera sigurie. /albeu.com/

 


Shtuar 9.08.2021 11:25