Ndihmuan Pjetrin e Çekajn për arratisjen, pezullohen nga puna 6 efektivë tek 313

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi mbi tentativën e arratisjes nga burgu 313 i të dënuarëve Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Teksa priten rezultatet se pse u shkel regjimi i sigurisë së 313, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 6 efektivë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Ata do të jenë të pezulluar derisa të ketë një rezultat pasi burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se janë ende në kërkim se cili ishte zyrtari që urdhëroi efektivët që të dilnin nga regjimi.

Dyshohet se në tentativën e arratisjes përfshihen zyrtarë ose shefa policie pasi oficerët janë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar Lulzim Cepele, i cili preu damarët, por nuk u dërgua në spital dhe plaga nuk u konsiderua si e rrezikshme për jetën.

Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut. Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim. Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP.

Shkelja e dytë, sipas burimeve të sigurta të tch kanë të bëjnë se oficeri në portën kryesore të 313 rezulton se nuk ka qenë i armatosur. Ndërsa shkelja e tretë ka lidhje me efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja, pasi për arsye të paqarta atë ditë bëhet me dije se nuk ishin të pajisur me radio dhe kjo ka vonuar njoftimin për arratisje.

Ndërsa në pjesën perëndimore të burgut është konstatuar se në një kolonat kryesore nuk kishte një oficer që të vëzhgonte lëvizje, çka do të thotë se pavarësisht arrestimit të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, arratisja ka patur bashkëpunëtorë ndoshta shefa të policisë së burgut që mund të kenë shkelur kushtet e sigurisë duke favorizuar arratisjen spektakolare të dy të burgosurit që u kapën nga oficerët.

Ndonëse efektivët shfaqen në kamera duke i ndjekur këmbë-këmbës të arratisurit të cilët tetë minuta me pasi u prangosen në shesh pushim, i pasqaruar mbetet edhe fakti tjetër se kush e kishte larguar më herët një zgarë hekuri që gjendej mes ambienteve të ajrimit.

Por neglizhenca kryesore lidhet me mos kontrollin e çantës që mbante Fatmir Pjetri ku ishin fshehur litarët, ashtu si edhe mos kontrolli fizik i asnjërit prej të burgosurve.

Burimet shtojnë se prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi vetëvrasje, ndonëse grupi i hetimit është i bindur  se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështirë për t’u provuar. /TCH