Tentoi të vetëdigjej, momenti kur 40 vjeçari derdh mbi trup benzinën në mes të sheshit (FOTO LAJM)

Një incident ndodhi mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku pak pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, një 40 vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Tashmë 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur. Ai ka bërë thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Në këto pajme, shihet teksa 40 vjeçari ka hedhur benzinën mbi trup, teksa ndodhet mes besimtarëve.

Shtuar 13.05.2021 14:54