Tentoi të vendoste flamurin shqiptar te Kryeministria, momenti kur policët tërheqin zvarrë protestuesin (VIDEO)

Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta është shoqëruar me tensione shumë të vogla.

Pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, protestuesit kanë thyer kordonin e policisë, dhe shkuan drejt dyerve të Kryeministrisë.

Ata hodhën bojë të kuqe drejt godinës dhe ndezën qirinj. Gjithashtu tentuan të vendosnin flamuj të Shqipërisë në dritaret e Kryeministrisë, por nuk janë lejuar nga policia.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, një qytetar është shoqëruar në polici pasi tentoi të vendoste flamurin.

Ai është tërhequr zvarrë dhe po mbahen aktualisht në komisariatin nr.1 në Tiranë./albeu.com