Tentoi të trafikonin armë zjarri, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian, 66 vjeç, i cili tentoi të trafikonte armë zjarri në vendin tonë.

Gjithashtu është proceduar penalisht një shtetas tjetër, 31 vjeç, i cili nuk kishte deklaruar 16 300 euro dhe 100 paund.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.

Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Shtuar 22.04.2024 11:42