Monika Lubonja zbulon arsyen e prishjes së miqësisë së Sabianit me Ilirin: U habit, më tha ku e more vesh

Monika Lubonja ishte së fundmi e ftuar në një emision ku mes të tjerash ka zbuluar arsyen e krisjes së miqësisë mes Sabianit dhe Ilirit.

Monika tregoi se Sabiani e kishte ftuar Ilirin në videoklipin e një kënge, por ai nuk kishte shkuar. Aktorja tha se e ka zbuluar këtë që kur ishte e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, mirëpo këta të fundit e kanë prerë këtë pjesë.

Monika: Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta

Isli: Thuaj këtu, se ne nuk i presim dot se jemi live

Monika: I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli

Isli: Ti bëre Antonelën, i hodhe benzinë zjarrit. E çfarë tha?

Monika: Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë.